Kosova me masa të reja: Rikthehen gjobat, mbyllen klubet e natës, kufizime edhe për baret

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë paralajmëron se më 20 gusht do të ketë vendime për masa të reja kufizuese.

Në 24 orët e fundit në Kosovë, Policia ka dënuar 707 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin COVID-19. Në Kosovë javëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me koronvirus, ku të martën u konfirmuan 1 mijë e 765 raste.

Përfaqësuesit e Odës njoftojnë se ka qenë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që ia ka njoftuar gjatë një takimi masat e reja. Sipas Odës, klubet e natës do të mbyllen deri më 1 shtator, pasuar nga një orar kufizues për restorantet e kafenetë që do të punojnë deri në 22:30. Po ashtu nuk do të lejohet në asnjë hotel apo restorant hyrja pa certifikatë vaksinim apo testi PCR.

Njoftim!

Pas takimit të ministrit të Shëndetësisë z. Vitia dhe përfaqësuesve të OHTK kryetari prof. Dr. Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve z. Muçiqi dhe z. Hoti na u kumtuan masat e reja. Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese. Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysfirëve deri 150. Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021.

Të gjithë Restaurantet ditore, kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30. Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientet në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike. I lusim të gjithë qytetarët të ruhen nga kjo gjendje alaramante, t’i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksionohen. Të infektuarve i’u urojmë shërim të shpejtë!/Burimi: Balkanweb

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë