Kosovë/ Arrestohet një person që tentoi të fuste ilegalisht teste të COVID-19 nga Serbia

Policia arrestoi një person që tentoi të fuste ilegalisht nga Serbia 930 teste për COVID-19.

Në pikë-kalimin kufitar në Muçibabë mbrëmjen e së mërkurës është arrestuar një shqiptar me shtetësi serbe pasi që në veturën e tij janë gjetur 930 teste COVID-19 dhe 21 copë ftohëse.

Teste këto të cilat ai tentoi t’i fuste ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.

Me vendim të prokurorit të arrestuarit i është konfiskuar vetura, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PKK. Muçibabë 04.11.2020-20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur dhe sekuestruar disa kutia me gjithsejtë 930 teste për Covid 19 dhe 21 copë ftohëse. Me vendim të prokurorit i është konfiskuar automjeti ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja