Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka lindur foshnja me peshën më të madhe të regjistruar deri sot. Fëmija e lindur me ndërhyrje çezariane një ditë më parë peshon 5.820 kilogramë. Kjo bebe e gjinisë mashkullore është cilësuar nga mjekët si më i madhi i lindur në Kosovë.
Në një intervistë të dhënë për mediat kosovare, mjeku që asisistoi në lindjen e fëmijës, Zef Ndrejaj, tregon se gjatë 20 viteve të tij të punës si mjek, edhe më parë, nuk ka parë e nuk ka dëgjuar të ketë lindur ndonjë foshnje me peshë më të madhe.
Sipas tij, çdo gjë ka shkuar në rregull në sallën e lindjes dhe se nëna nga Mitrovica është në gjendje të mirë.
“E kam parë që është një bebe e madhe. Thënë të drejtën, të gjithë ne, stafi, jemi ndjerë mirë për këtë. Çdo gjë ka shkuar pa komplikime. Foshnja dhe nëna janë shumë mirë”, ka thënë Ndrejaj.
Në fund të muajit maj, një vajzë indiane theu rekordin e foshnjave më të shëndoshë të lindur në botë. Vajza peshon afërsisht 7 kilogramë, apo sa dyfishi i fëmijëve të tjerë, pesha mesatare e të cilëve shkon rreth 3.5 kg. (lexo më shumë këtu)
Burimi: Telegraf / https://shendeti.com.al/


