Nëna sjell në jetë vajzën më të shëndoshë në botë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një nënë ka sjellë në jetë vajzën më të shëndoshë në botë, që peshon njësoj sa një fëmijë 6 muajsh. Fëmija i lindur me ndërhyrje cezariane të hënën, peshon afërsisht 7 kilogramë.vajza me e shendoshe

Nëna 19-vjeçare e identifikuar vetëm si Nandini, ishte habitur nga përmasat e fëmijë së saj të parë, e ardhur në jetë në një spital në jug të Indisë.

Foshnja e porsalindur është sa dyfishi i fëmijëve të tjerë, pesha mesatare e të cilëve është 3,5 kg. Ajo besohet se ka thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Carisa Rusack, e cila peshonte 6,5 kg kur erdhi në jetë në Massachusetts, më 2014.

Dr Venkatesh Raju, mjeku që e solli foshnjën në jetë shprehet: “Në 25 vjet eksperiencë asnjëherë nuk kam parë një fëmijë kaq të madh. Ajo është një mrekulli. Besoj se nuk është vetëm fëmija më i shëndoshë i lindur në Indi, por në të gjithë botën.”

Nëna e foshnjës, që peshon vetë 94 kg dhe është e gjatë 1.75, kishte një shtatzëni të vështirë, megjithatë nuk e kishte menduar që do të lindte një fëmijë kaq të madh.

Ajo kishte menduar se fryrja e tepërt ishte shkaktuar për shkak të diabetit, por mjekët konfirmuan se ajo nuk është diabetike, që shkakton zakonisht obezitet tek të sapolindurit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur