Kosovë/ Shkon në 79 numri i të infektuarve me koronavirus, një person i shëruar

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se sot është shëruar pacienti i parë me Covid-19 në Kosovë. Ai po ashtu ka pohuar se sot janë konfirmuar edhe 8 raste me koronavirus duke çuar kështu numrin në 79.

Tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, duke e ngritur në 79 numrin e përgjithshëm.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një statusi në Facebook. Ai ka treguar se të enjten janë testuar 89 persona, tetë prej të cilëve janë rezultuar positive.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv”, shkruan Vitia.

Megjithatë Vitia ka thënë se lajm i mirë është që njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV.

“Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, shkruan Vitia.

Ndërkohë, në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është bërë e ditur nga rastet e konfirmuara pozitive, katër janë raste kontakti në Studime të Ulët, Vushtrri; tri raste janë nga Prishtina dhe një rast është rast kontakti me vendbanim në Llugagji të Pejës.

IKShPK në të njëjtën kohë ka dhënë edhe numrin e përgjithshëm të testimeve të ndërmarra që nga 8 shkurti: “Nga data 08.02.2020 deri me 26.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 855 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”.

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun