Kovaçi: Spitali i Shkodrës, pa garza, pa shiringa, pa medikamente, pa pajisje

Denisa Canameti

Urdhri i Mjekut u mblodh sot për të shqyrtuar vendimin e gjykatës Administrative të Shkallës së parë që deklaroi të pavlefshme zgjedhjet e Këshillit Kombëtar dhe të Presidentit të Urdhrit të Mjekut, të realizuara me datë 17.04.2015.

spitali, shkodërPaditësja Doçi, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ka konkurruar për president të Urdhrit të Mjekut dhe në procesin e zgjedhjeve nuk ka rezultuar fituese. Sipas pretendimit të paditëses, në procesin e zgjedhjes së presidenit të urdhrit të Mjekut nuk është respektuar procedura e përcaktuar në ligjin nr.123/2014. Për këtë arsye ajo e ka cuar çështjen në gjykatë ku ka fituar në shkallën e parë.

Mjekët, pjesë e këshillit Kombëtar, jo vetëm që e konsideruan fyerje, por u shprehën se kjo është dorë e ministrisë së Shëndetësisë.

Emri i Valbona Daçit doli për të ngatërruar punët e shëndetësisë. Kështu u shpreh sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekut, zv.presidenti i Urdhrit të Mjekut të Shkodrës, Vehbi Kovaçi.

“A e dini se spitali i Shkodrës nuk ka as garza, as shiringa, as medikamentet minimale? A e dini se shumica e analizave laboratorike nuk bëhen? As ato që janë elementare. Nuk bëhet më asnjë grafi.

Vërtet është blerë mamografi, por a punon? Sa mamografi bëhen në ditë? Kush mund të na e thotë?

“Janë këto probleme të shëndetësisë që kanë nevojë për zgjidhje, që kanë nevojë të trajtohen. Çfarë bën ministria për t’i mbyllur këto mangësi? Nxjerr figurën e Valbona Daçit për të na ngatërruar dhe zhvendosur vëmendjen” u shpreh Kovaçi në mbledhjen e sotme.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën