Kreu i LRE thirrje SPAK për të hetuar Agjencinë Kombëtare të Barnave: Jam i gatshëm të ndihmoj

Kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si një ndër institucionet e korruptuara të sistemit të Shëndetësisë.

Kreu i LRE është shprehur i gatshëm të ndihmojë SPAK, pasi sipas tij shumë pyetje teknike të ngritura nga ai, meritojnë përgjigje për të zgjidhur problemet e korrupsionit.

MESAZHI I PLOTE

Disa pyetje për SPAK në lidhje me AKBPM – Agjensinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore:

I nderuar z. Dumani,

A jeni gati ti shkoni deri në fund hetimit për mizorinë e sistemit shëndetësor shqiptar?

A jeni gati ti shkoni deri në fund hetimit për hetimin mbi krimet e mëdha dhe zullumin e tmerrshëm që po bën në Shqipëri Mafia Farmaceutike?

A jeni gati ti shkoni deri në fund hetimit për AKBPM – Agjensinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore?

Ja disa pyetje publike sa për tia nisur hetimit?

AKBPM,

Laboratori I Kontrollit:

1 A kryen Analiza pa u kryer kalibrimi i aparaturave?

2. A është numri i analizave shumë i ulët, 1 deri ne 2 analiza në muaj për 1 analist.
(Kjo është e vërtetuaeshme nga dokumenta që vetë AKBPM ka paraqitur në gjykatë.)

3. A është e vërtetë se afati i kryerjes së analizave zgjat nga 1 javë dhe deri në 8 muaj?
Nëse ndodh kështu, atëherë për çfarë shërben kjo analizë kur bari mund të jetë ndërkohë në treg dhe pér pasojë mund të paraqesë probleme “cilësia e barit” tek pacienti dhe ky i fundit mund të jetë dëmtuar?
Nëse ndodh kështu, kush mban përgjegjësi? A nuk është krim i drejtpërdrejtë mbi shëndetin e qytetarëve?

4. Stafi që punon në AKBPM a është i trajnuar sipas lartësisë së përgjegjësisë profesionale, etike dhe ligjore?

5. A është e vërtetë se ka konflikt interesi sepse Shefat e Laboratorit vijnë nga Profarma?

6. A mund të bëhet një hetim i përthelluar se çfarë ka bërë AKBPM me mbi 500 kg barna të skaduara të cilat kanë qëndruar nga 2017 në magazinë dhe deri në qershor 2021? A është e vërtetë se nuk dihet të ketë patur asnjë proçedurë për për këto 500 kg barna të skaduara???

A mund të bëhet një hetim i përthelluar sepse ndoshta situata mund të jetë akoma më e rëndë, e ndoshta ka dyshime serioze e fjalë se këto 500 kg barna të skaduara të jenë ripaketuar dhe shitur në treg për qytetarët në farmaci e Qendra Spitalore?

Është detyrë e AKBPM të inspektojë çdo depo farmaceutike e farmaci të rrjetit të hapur dhe rrjetit të mbyllur, pra spitalore dhe private.

Dhe shumë problematika e pyetje të tjera…

Por po qëndrojmë vetëm kaq për sot.

Do tia hapim petët lakrorit.

E nëse SPAK vepron, unë jam i gatshëm të ndihmoj me pyetje e ngritje dyshimesh të shëndetshme mbi punën në sektorin e Barnave dhe Farmaceutikës por edhe më tej në sistemin mizot shëndetësor shqiptar.

Këto pyetje meritojnë vëmendjen e SPAK, sepse asnjë nga këto pyetje nuk merr përgjigje nëse nuk hetohet mbi përfshirjen, autoritetin dhe rolin e 3 Ministrave të Shëndetësise, nga Ilir Beqaj tek Ogerta Manastirliu e deri tek kjo aktualja.

Faleminderit????????????Unë nuk do të hesht dhe kam ende shume pyetje e dyshime që do ti bëj publike.
Kaq.

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës