Kreu i PD-së Lushnje: Mjeku qorr nuk dallon nënën shtatzënë, fëmija lind në tualetin e spitalit

Blertina Koka / Shëndet+

“Mjeku qorr i jep mjekime për kapsllëk, nëna shtatzënë lind foshnjën në tualet dhe e braktis” kjo është deklarata e rëndë e bërë pak ditë më parë nga kreu i PD-ës në Lushnje, Myslim Murrizi.

Z. Murrizi ka denoncuar në llogarinë e tij në Facebook dy raste skandali në spitalin e Lushnjës. Rasti i parë është vdekja e një fëmije, sipas Murrizit, nga neglizhenca e mjekëve. Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një vajzë nga Lushnja, e cila shkon si shtatzëne në spital, por mjeku i jep mjekim për kapsllëkun. “Pas kësaj, nëna shtatzënë lind fëmijën në tualetin e spitalit dhe e braktis…”.Myslim Murrizi

Deklaratën e plotë të z. Murrizi mund ta lexoni më poshtë:

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në spitalin e Lushnjës këto dy javë nën drejtimin e drejtoreshës së spitalit me shkollë mekanike znj. Panore Veliu dhe asnjë masë nuk është marrë. Ky spital vazhdon të degradojë nga dita në ditë. Një fëmijë i vogël pa mbushur një vjeç ka humbur jetën nga pakujdesia e mjekut. Foshnja i Besi Sinanit që është rrëzuar në shtëpi është sjellë në spital dhe neglizhenca e mjekut pasi e ka parë e kanë çuar në shtëpi, e me pas foshnja ndërroi jetë.

Një ngjarje tjetër që prokuroria duhet të merret seriozisht është që një vajzë nga njësia administrative Bubullim, emrin e së cilës për etikë nuk e bëj publike, vjen shtatzënë në spital dhe mjeku roje i qorruar nga sytë mendon që fryrja e barkut i ka ardhur nga kapsllëku e i japin mjekim për këtë gjë e tentojnë për t’i bërë klizëm. Pas saj vajza lind fëmijën në tualet të spitalit e hedh dhe largohet. Fëmija gjendet nga infermieria dhe të martën është dërguar në jetimoren Tiranë. Ky spital është kthyer në han pa porta. Gjynah për mbi 200 mijë banorë të rrethit Lushnjë që kanë ngelur në dorë të Zotit./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi