Krijohet test i ri për kontrollin e astmës

astma2“Asthma Control Test” (ACT), është testi më i ri i krijuar për astmatikët, që do të ndihmoj të mbajtur nën kontroll astmën. Sipas krijuesve ndryshe nga më të mëparshmit është një test i shpejt dhe ekonomik, sepse është vetëm një fletë. Testi është bërë i vlefshëm në nivel ndërkombëtar, është krijuar në Amerikë dhe është shpërndarë në 28 vende të ndryshme të botës. Testi konsiston në përgjigjen e 5 pyetje të thjeshta që lidhen me situata e përditshme, si p.sh sa herë keni pasur probleme me marrjen e frymës gjatë 4 javëve të fundit, ose sa shpesh keni përdorur një medikament emergjence për qetësimin e simptomave. Me përgjigjet bëhet e mundur të vihet pikë për astmën: një vlerësim me 25 pikë i korrespondon një gjendjeje shëndetësore të mirë, në të cilën arrihet të mbahen në kontroll simptomat dhe nuk ka asnjë kufizim në jetën e përditshme për shkak të astmës. Pikët më të pakta, nga 20 në 24, korrespoendojnë një kontrolli të mirë të sëmundjes, por jo një kontrolli të plotë; ndërsa më pak se 20 tregon se gjatë muajit të fundit astma nuk është mbajtur nën kontroll dhe këshillohet kontroll i menjëhershëm te mjeku.

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Anemia, një problem mjekësor i keqvlerësuar dhe i keqmjekuar