Kryefaqja Aktualitet Mjeku i Traumës: Qeveria të shpallë alarmin SOS, rrezikohemi të mbetemi pa...

Mjeku i Traumës: Qeveria të shpallë alarmin SOS, rrezikohemi të mbetemi pa mjekë

0
Shpërndaje

Mjekët po ikin! Me këtë ritëm largimesh mjekësh, pas disa vitesh nuk do kemi ku të vizitohemi.

Largimi masiv i mjekëve drejt emigrimit po boshatis edhe qendrat spitalore në Tiranë. Spitali i Traumës, i vetmi spital ku referohen të gjitha rastet emergjente apo aksidentet, po përballet me mungesën e mjekëve.

Mjeku Agron Dogjani tha nga Kongresi i tretë i Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale Shqiptare, se në repartin e anestezi reaminacioni, mungojnë mbi 5 reaminatorë, pasojë kjo e largimit të mjekëve jashtë Shqipërisë. Dogjani thotë se është momenti që qeveria të shpallë alarmin SOS, pasi me këtë ritëm pas disa vitesh vendi rrezikon që të mbetet pa mjekë.

“Ne kemi në disa specialitete mungesë të kuadrit mjekësor. Në repartin e anestezi reaminacionit, ne tashmë kemi mungesë personeli mbi 5 reaminator. Tashmë kemi 8-9 reaminator që mbulojnë gjithë punën voluminoze. Qeveria duhet të shpallë atë që quhet SOS, të gjejë mjetet dhe rrugët që t’i mbajmë këto kontigjente, është truri i kombit, mbajeni mend, mbas disa vitesh nuk do kemi ku te vizitohemi” – u shpreh mjeku Agron Dogjani.

Nga ana tjetër, mjeku shprehet se kapacitetet e spitalit të Traumës janë të pamjaftueshme për të përballuar numrin e lartë të pacientëve, ku vetëm gjatë një dite ka rreth 100-150 trauma.
“Duhet të kemi kapacitete më të mëdha akomoduese dhe trajtuese dhe mundësisht të kemi dhe një spital më të madhë dhe manxhimi i traumave mos të përqëndrohet vetëm në spitalin e Traumës por edhe në një spital tjetër pasi ne e kemi të pamundur me këto kushte që kemi, me të njejta kapacitete, të menaxhojmë traumat. Cdo ditë presim në spitalin tonë rreth 100-150 trauma, mbi 40 mijë trauma në vit” – tha Dogjani.

Largimi i mjekëve nga Shqipëria nuk është çështje vetëm çështje parash. Një studimi i kryer nga Shoqata Together for Life me mbështetjen e Friedrich Ebert Foundation Tirana tregon se mjekët në vend ndihen të pakënaqur, të mbingarkuar me punë, të nënvlerësuar dhe të stresuar.

Ndër shkaqet kryesore që i nxisin mjekët për t’u larguar në një vend tjetër janë: serioziteti në punë, mbështetja financiare, si dhe kushtet më të mira të punës.

Largimi i mjekëve mbetet një faktor shqetësues: 24% e tyre janë gati për t’u larguar menjëherë, 54% do të largoheshin po t’u jepej mundësia.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here