“Kryeministri sot në QSUT bën një inagurim të vonuar, pa kërkuar se paku ndjesë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i është përgjigjur kreut të qeverisë në lidhje me nisjen e punimeve për spitali të ri në QSUT-së. Sipas tij, sot në vend të fillimit të punimeve duhet të kishte përurim të ndërtesë. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Shehu shkruan se Rilindja e bllokoi këtë projekt prej vitesh.

Kryeministri sot në QSUT bën një inagurim të vonuar, pa kërkuar se paku ndjesë!

Ai inaguroi veçse fillimin tejet me vonesë të punimeve të fazës së dytë të një projekti shumë të rëndësishëm të asaj qendre, me zanafillë në vitet 2006-07, faza e parë e të cilit përfundoi në fund të vitit 2011.
Ky projekt u zvarrit nga Rilindja për disa vite, ndryshe sot do te inagurohej përfundimi i punimeve e jo fillimi i tyre, pra nuk do ta shikonim atë “spital” vetëm në 3D.
I ndodhur në QSUT Kryeministri duhej të thoshte diçka edhe për Qendrën moderne të Sterilizimit të përfunduar me fazën e parë, e cila ju dha arbitrarisht privatit nëpërmjet një PPP, e shoqëruar kjo me pagesa nga buxheti prej 11-13 M $ në vit, kosto kjo abuzive, që po e fut të gjithë atë projekt korruptiv në kolaps.
Ndërsa për politikat shëndetësore, mënyrat e financimit të këtij sistemi, që është afër varfërisë Afrikano-Qendrore, për vendosjen e autonomisë së QSUT nëpërmjet konceptit “spitali ndërmarje”, për rolin e Shërbimeve Universitare dhe të shefave të tyre të futur tashme në një procedure diskriminuese përzgjedhje, etj, asgjë premtuese.
Në vend të këtyre kolonave zhvilluese, u fol për hapësirën e parkimit të automjeteve aty.

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë