Kujdes! Ja përzierjet me produkte shtëpiake që mund t’ju vrasin

Shumë njerëz nuk janë në dijeni të rrezikut që mund të krijohet nga kombinimi/përzierja e produkteve të ndryshme që mund t’ju gjenden në shtëpi. Ju me anë të këtyre përzierjeve mund të krijoni elemente që mund të kenë efekte negative në shëndet.

perzierje elementeshAlkool dhe zbardhues: këtë përzierje nuk duhet ta bëni kurrë. Kombinimi i kloroformit me acidin klorhidrik është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Nëse doni të përdorni zbardhues përdoreni pa e përzier me diçka tjetër.

Zbardhues me amoniak: përzierja e këtyre 2 elementeve krijon lëng toksik, i cili është i rrezikshëm sidomos për sytë dhe ju jep vështirësi në frymëmarrje.

Zbardhues klori me uthull: kur përzieni klor me çdo lloj acidi, përfshirë këtu dhe uthullën, mund të krijohet një formulë e rrezikshme sepse ky kombinim prodhon gaz toksik klori.

Sodë buke me uthull: edhe pse kjo përzierje është krejtësisht e natyrshme dhe mjaft efikase për pastrimin e paisjeve shtëpiake, ju duhet t’i qëndroni larg kësaj formule pastrimi.Soda e bukës ose bikarbonat natriumi reagon me acid acetik (që gjendet në uthull) duke prodhuar acetate natriumi, ujë dhe dioksid karboni. Uthulla sëbashku me sodën krijojnë  flluska dhe nëse i vini në një enë të mbyllur ajo mund të shpërthejë.

Peroksid hidrogjeni me uthull: megjithëse shumë njerëz thonë se kjo është një përzierje e shkëlqyer për pastrim, ju nuk duhet t’i bashkoni këto përbërës, sidomos në të njëjtën enë sepse mund të çojnë në krijimin e acidit peracetik, i cili është shumë toksik dhe mund të dëmtojë lëkurën, sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Burimi: HealthOnlineCentral

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi