Kujdes! Këto janë shenjat që jep trupi nëse keni probleme me veshkat!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

veshka 8Veshkat janë esenciale për të gjitha funksionet e trupit si dhe për mbajtjen e gjakut të shëndetshëm.

Ato rregullojnë nivelet e elektroliteve dhe mbajnë kockat të shëndetshme dhe të forta.

Ato i shërbejnë trupit si një filtër natyror i gjakut, dhe heqjen e mbeturinave të cilat devijohen në fshikëzën e urinës. Në prodhimin e urinës, veshkat nxjerrin mbeturina të tilla si ure dhe amoniak. Veshkat gjithashtu janë përgjegjëse për rithithjen e ujit, glukozës, dhe aminoacideve. Ato gjithashtu prodhojnë hormone, duke përfshirë kalçitriol, reninë, dhe eritropoetinë.

Nëse veshkat përballen me probleme, shëndeti është në rrezik.

Trupi ju jep këto shenja, në qoftë se jeni duke u përballur me probleme që kanë lidhje me veshkat!

Ndryshimet e urinimit:

Shenjat më të dukshme dhe të hershme janë këto:

  • Probleme me urinimin
  • Presioni gjatë procesit
  • Urina e errët, urinimi më pak të shpeshta dhe me sasi të vogla
  • Ngjyra zbehtë e urinës, të shpeshta dhe në sasi të mëdha
  • Urina shkumëzuar
  • Urinim i shpeshtë gjatë natës

Irritim i lëkurës:

Nëse lëkura ndeshet me skuqje dhe kruarje pa ndonjë shkak, dijeni se shkaku mund të jenë problemet me veshkat. Të gjitha mbetjet e grumbulluara në gjak e bëjnë lëkurën të thatë dhe të irrituar.

Lodhje:

Nëse veshkat janë të shëndetshme ato prodhojnë erithropoietin, një hormon që bën qelizat e kuqe të gjakut të cilat çojnë oksigjen aty ku është e nevojshme. Nëse numri i qelizave të kuqe të gjakut ulet, mund të përballeni me lodhje në tru dhe muskuj. Gjithashtu kjo është shenjë e një anemie të rëndë.

Shije metali në gojë:

Mbetjet e akumuluara në gjak do të ndryshojnë shijen tuaj për ushqime dhe madje mund të shkaktojnë frymë të keqe gjithë kohën. Një tjetër shenjë e dëmtimit të veshkave është dhe oreksi i dobët.

Dhimbje:

Dhimbjet në shpinë janë një tjetër simptomë e këtij problemi. Dhimbja mund të shkaktohet edhe më shumë nga infeksionet apo gurët në veshka.

Mungesë përqendrimi dhe marramendje:

Rënia e fluksit të përçimit të oksigjenit në tru, është shenjë e qartë e anemisë rëndë, por edhe shenjë e dëmtimit të veshkave. Mund të ndodhë të humbisni fokusin dhe përqendrimin, si dhe të përballeni me marrje mendsh.

Burimi: yourhealthycupoftea / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pulsimi i veshëve – Përse ndodh dhe si ta largoni
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Virozat “mbërthejnë” Shkodrën, në një javë mbi 500 pacientë me shenja gripi
Virusi Sinsicial po prek mushkëritë e bebeve! Numër i lartë i shtrimeve në spital, çfarë këshillojnë mjekët