Kujdes kur zgjidhni antidjersat, mund të jenë shkaktarë të kancerit të gjirit

Trupi në mënyrë natyrale mbron veten nga mbinxehja dhe djersitja. Djersitja është një proces normal në rastet e punës intensive fizike ose të motit të nxehtë dhe të lagësht. Rasti i djersitjes së tepërt quhet hiperhidrozë.

dodorantDjersitja është funksion i rëndësishëm i trupit dhe trupi i njeriut ka një numër të madh gjendra djerse. Shumica e tyre janë të vendosura nën sqetulla dhe si pasojë ne priremi të djersijmë më shumë në këtë zonë.

Njerëzit në mënyrë aktive përdorin deodorantët kur djersa fillon të vijë erë në përpjekje për të parandaluar këtë shqetësim të bezdisshëm.

Megjithatë, diçka që pak njerëz e dinë, është që djersa është e mirë dhe përmban kimikate që luftojnë sëmundjet.

Shmangni deodorantët të cilat përmbajnë alumin pasi sipas studimeve të fundit janë nga shkaktarët kryesorë të shfaqjes së kancerit të gjirit.

Era e djersës mund të zgjidhet nga përdorimi i limonit jeshil, i cili ka aftësinë për të luftuar djersën për shkak të aciditetit të tij. Acidi i ndodhur në këtë lëng ndihmon në zvogëlimin e prodhimit të djersës dhe mund të funksionojë si deodorant natyral. Për më tepër, limoni jeshil kanë veti të forta antibakteriale.

Një studim i fundit zbuloi se kimikatet që gjenden në djersë përmbajnë antibiotikë natyrore që mund të vrasin mikrobet e rrezikshme, e cila çon në faktin që ju nuk duhet të eliminoni një nga funksionet më të rëndësishme të trupit. Në vend të kësaj, ju mund ta eliminoni erën e keqe duke përdorur mjetet natyrore dhe njëkohësisht duke shmangur sëmundjen e tmerrshme të kancerit.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health Magazine

 

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare