Kujdes! Mund të prekeni nga infeksionet urinare edhe nga ky veprim epshndjellës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ndoshta jeni në një marrëdhënie “fringo”, ose sapo keni shkuar në një udhëtim romantik me bashkëshortin, apo keni lidhje në distancë të largët dhe më në fund jeni takuar me partnerin. Sido qoftë arsyeja, duhet të dini se nëse kryeni marrëdhënie shumë herë në një periudhë të shkurtër kohe, mund të përfundoni me një efekt anësor të padëshirueshëm: infeksion urinar.

Nëse jeni prekur nga ky infeksion i mërzitshëm dhe i dhimbshëm njëkohësisht, nuk jeni të vetmet. Madje, ekspertët kanë edhe një emër për të: cistitet e muajit të mjaltit.

Mund të tingëllojë bukur, por ekspertët e përdorin këtë term për të shpjeguar tendencën e femrave për t’u prekur nga infeksion pasi kanë kryer marrëdhënie shumë herë.

“Uretra – tubi që fillon nga jashtë deri në fshikëzën e uirnës – është me pak fjalë afër vagjinës”, thotë obstetër-gjinekologia Mary Jane Minkin, profesoreshë tek Shkolla Mjekësore Yale. Kur kryeni marrëdhënie seksuale, bakteri nga vagina mund të prekë retrën dhe nga aty kalon në fshikëz. Dhe, kur kryeni marrëdhënie shumë herë në një periudhë të shkurtër kohe, rrezikoheni më shumë nga ky infeksion.

Çfarë mund të bëni për këtë? Ekspertët sugjerojnë lubrikimin për të parandaluar irritimin i cili i tërheq më shumë infeksionet. Po ashtu, urinimi para dhe pasi të kryeni marrëdhënie seksuale mund t’ju  ndihmojë.

Një mënyrë tjetër janë ekstraktet e boronicës të cilat i mbajnë infeksionet larg nga fërkimi me muret e fshikëzës. Mund të konsultoheni edhe me mjekun për të marrë antibiotikë sa herë që kryeni marrëdhënie, kështu do të rriten nivelet e antitrupave në urinë.

Mirëpo, nëse keni shumë kohë me një infeksion të tillë, ekspertët sugjerojnë një kontroll tek mjeku urolog për të parë nëse keni ndonjë problem me fshikëzën që ju rrezikon nga këto infeksione. Mos u shqetësoni, mjeku do të ketë një sërë zgjidhjes që janë më pak drastike sesa heqja dorë nga seksi.

 Burimi: Women’s Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë