Kujdes nga ky produkt për fëmijët që është në treg, ISHMT: Rrezik potencial

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, ka bërë me dije se është konstatuar një produkt i cili nuk përmbush standardet në treg dhe që është i dëmshëm.

Bëhet fjalë për një produkt për fëmijë, konkretisht monitorues dixhital për bebe, kompania e prodhimit të së cilës do të tërheqë produktin. Sakaq, ISHMT njofton të gjithë konsumatorët shqiptarë që e posëdojnë një të tillë ose të tjerë të interesuar, që të mos e blejnë apo ta kthejnë produktin.

Sektori i prdukteve për fëmijë është një ndër sektorët që ka pasur më tepër problematika vitin e shkuar dhe sipas ISHMT, do vijojë të jetë prioritar në mbikëqyrje.

“Njoftimi i kategorisë masë parandaluese, nëpërmjet një letre njoftimi PHILIPS kërkon tërheqjen nga tregu të produktit “Monitor video dixhital për bebe (Avent Digital Video Baby Monitor SCD620)”, prodhuar në periudhën Janar 2016 – Mars 2018. Philips kërkon tërheqjen nga tregu të këtij produkti pasi ka zbuluar që në raste shumë të rralla, bateria në njësinë qëndrore mund të mbinxehet. Ky mund të jetë një rrezik potencial zjarri dhe nga kombinimi i shkallës së dëmtimit dhe probabilitetit ka rezultuar që i përket rrezikut të ulët.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: Monitor video dixhital për bebe (Avent Digital Video Baby Monitor)

Marka: Philips; Modeli: SCD620 “- thuhet në njoftim.

Më herët, ISHMT ka bërë me dije se nga kontrollet e realizuara në importues dhe tregtarët me shumicë të produkteve lodra, gjatë tre viteve të fundit janë marrë masa administrative të ndryshme si p.sh., paralajmërim, gjobë etj., por edhe janë bllokuar mbi 10 mijë produkte lodra, të cilat janë shkatërruar.

ISHMT u bën thirrje të gjithë kompanive, bizneseve që importojnë, tregtojnë produkte të tilla të bëhët vetëm për produktet me markim CE. Ndërsa të gjithë qytetarëve të verifikojnë produktet e tilla për markimin CE në produkt, jo vetëm në kutitë e ambalazhimit, para se të kryejnë blerjen.

Burimi: Monitor

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar