Kujdes! Vetëm 2 copa nga ky produkt rrisin rrezikun e kancerit në pankreas!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

kancer3Kanceri në pankreas është konsideruar si numri një në listën e vdekshmërisë të të gjitha rasteve të mëdha të kancerit. Fatkeqësisht 94% e pacientëve të cilat janë të diagnostikuar me të vdesin brenda 5 viteve dhe vetëm 8%  mbijetojë më shumë se 5 vjet. 74% e pacientëve vdesin pas ose gjatë vitit të parë të diagnozës.

Ai përhapet shpejt dhe zakonisht nuk mund të zbulohet në fazën e tij të hershme. Kjo është arsyeja pse është shkaku kryesor i vdekjes.

Dhimbje barku, humbje peshe, zverdhje e lëkurës dhe syve, humbje e oreksit, vjellje, janë disa nga simptomat.

Si faktorë të rrezikut janë grupuar pirja e duhanit, mosha, diabeti, pesha e tepërt trupore dhe histori familjare të sëmundjes.

Gazeta Britanike e Kancerit publikoi një studim në të cilin janë analizuar të dhënat nga 11 hulumtime klinike dhe 6,643 pacientë me kancer të pankreasit.

Për çdo gram të mishit të përpunuar që një person konsumon çdo ditë (dy feta proshutë ose sallam për shembull), rreziku për tu prekur nga kjo sëmundje rritet deri në 19 për qind.

Nëse konsumohen 150 gram proshutë ose sallam (tre salcice apo gjashtë shirita të proshutë) rreziku për t’u prekur nga kanceri i pankreasit rritet me 57%.

Susanna Larsson, pjesë e grupit të hulumtuesve, këshillon njerëzit të shmangin mishin e përpunuar.

Sallami djegës, proshuta, gjeldeti i tymosur apo lalçiçet e pjekura janë të përbëra nga  mish i pasur me nitrate të cilat lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen e kancerit.

Pirja e duhanit rrit 74% për qind rrezikun për t’u prekur nga kanceri në pankreas dhe hulumtimet i referohen asaj si një nga faktorët më të mëdha të rrezikut.

Burimi: lifehealthandfood.com / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
Si vaji i ullirit mbron shëndetin e zemrës, ja proteina që redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe inflamacionit! Zbuloni kur është koha më e mirë për ta konsumuar
Mungesa e vitaminës D nxit kancerin
Zbulimet e fundit në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare