Kuksianët dhe elbasanllinjtë vdesin më të rinj, korçarët dhe gjirokastritët jetojnë më gjatë

Për shkak të nivelit të lartë të varfërisë, Kukësi është qarku ku mosha mesatare e vdekjeve është më e ulëta në rang vendi.
INSTAT raportoi se mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73,7 vjeç në rang vendi, ndërkohë që ka luhatje të dukshme në secilin qark. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme nga mosha mesatare gjithsej, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70,7 vjeç.

E kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës i cili gjithashtu ka një shmangie nga mosha mesatare në vend, por në këtë rast, mosha mesatare e vdekjeve për këtë qark është më e lartë se ajo gjithsej, përkatësisht 76,7 vjeç.
Pra, janë 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve më të ulët se ajo në vend dhe 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve për vitin 2016, më të lartë se ajo gjithsej. Qarku i Lezhës dhe Dibrës kanë moshë mesatare të vdekjeve pothuajse të barabartë me atë gjithsej, 73,7 vjeç.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mesatare e vdekjeve në Tiranë dhe Elbasan është më e ulët se mesatarja në rang vendi. (shih grafikun e mëposhtëm). Mosha më e hershme e vdekjeve në këto dy qytete, sipas mjekëve, i dedikohet nivelit të lartë të ndotjes.

Në të kundërt, gjirokastritët dhe korçarët jetojnë më gjatë, gati 3 vite më shumë se mesatarja e republikës.
Qarku i Dibrës shënon përqindjen më të ulët të popullsisë së të moshuarve prej 12,2%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Lezhës ku të moshuarit zënë rreth 13,6% të popullsisë respektive.

Për sa i përket grupmoshës së të rinjve, diferencat janë më të dukshme: Qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët të popullsisë së të rinjve prej 17,1%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Kukësit ku të rinjtë zënë rreth 21,1% të popullsisë respektive./Monitor

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni