Kryefaqja Dieta Kungulli i artë i vjeshtës – 10 përfitime shëndetësore

Kungulli i artë i vjeshtës – 10 përfitime shëndetësore

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ashtu si perimet e tjera në ngjyrë portokalli, si qitrot, karotat dhe patatet e ëmbla, edhe kungujt janë të pasur në beta karotene. Trupi e ndryshon këtë antioksidues në vitaminë A. Kjo vitaminë i nevojitet trupit për shikim më të mirë, për të luftuar bakteret dhe për të ndihmuar sistemin riprodhues të funksionojë siç duhet. Ajo ndihmon gjithashtu me zemrën, mushkëritë, veshkat dhe organet  e tjera që të jenë të shëndetshme.

Mpreh shikimin

Një kupë me kungull mund t’ju sigurojë 200% të sasisë së rekomanduar çdo ditë për vitaminën A. Nëse e merrni atë, sytë do t’ju falënderojnë.

Ul rrezikun për kancer

Vitamina A nga kungulli siguron një tjetër përfitim shëndetësor: një rrezik më të ulët për të zhvilluar disa lloje kanceri, si ai i mushkërisë dhe prostatës. Studimet tregojnë se ky përfitim vjen vetëm kur konsumoni ushqime me vitaminë A. Nuk mund të merrni të njëjtën mbrojtje vetëm nga suplementet e vitaminës A.

Forcon imunitetin

Përveç beta karotenes, kungujt janë të pasur edhe në vitaminë C, E, hekur dhe folate – lëndë ushqyese këto që forcojnë sistemin imunitar. Përfshirja e kungullit në ditë ndihmon në mirëfunksionimin e qelizave, luftimin e baktereve dhe shërimin më të shpejtë të plagëve.

Parandalon tensionin e lartë të gjakut

Ngjyra portokalli e kungullit tregon gjithashtu se kjo perime është e pasur në kalium. Kjo është shumë e rëndësishme për uljen e tensionit të gjakut. Farat e kungullit janë gjithashtu të pasura në minerale dhe sterolë bimorë që rrisin nivelet e kolesterolit të mirë (LDL) dhe mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut.

I pasur me kalium

Studimet tregojnë se nivelet e larta të kaliumit mund të ulin rrezik për goditje në tru, gurë në veshka dhe diabet të tipit 2. Një tjetër bonus: Kaliumi rrit gjithashtu densitetin mineral kockor, duke përmirësuar shëndetin e kockave.

Ndihmon në rënien në peshë

Kungujt janë të larta në fibra dhe të ulëta në kalori. Kjo do të thotë që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Fibrat në dietë ndihmojnë edhe shëndetin digjestiv, kështu nuk do të keni probleme me kapsllëkun.

Për gjumë më të qetë

Farat e kungullit janë të pasura në triptofan, një aminoacid që ndihmon në prodhimin e serotoninës. Përveç se ju ndihmon të ndiheni mirë, serotonina promovon gjithashtu një gjumë të mirë.

Mbron lëkurën

Fuqia antioksiduese e beta karotene te kungulli ndihmon për të luftuar efektet e plakjes në lëkurë. Ajo ndihmon gjithashtu për të lehtësuar inflamacionin.

Mbron zemrën

Rreziku për shfaqje të sëmundjeve të zemrës ulet me rritjen e niveleve të fibrave. Fibrat janë të pasura me këto minerale. Përveç fibrave, edhe vitamina A dhe kaliumi luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here