Thuhet se kur je me gji, nuk duhen konsumuar fasule, brokoli e lulelakër sepse krijojnë gazra dhe këto i transmetohen edhe bebit. A qëndron kjo teori? Aida
Nga dietologia Blerina Bombaj
Normalisht, me literaturë nuk ka asnjë tregues që të çojë në përfundimin se gruaja që ushqen fëmijën me gji nuk duhet të konsumojë ushqimet që shkaktojnë gazra, si: lulelakra, brokoli, qepët, fasulet. Por disa nëna – jo të gjitha – raportojnë se bebet e tyre nuk ndihen rehat pasi ato konsumojnë ushqime të tilla. E vetmja gjë që rekomandohet është që çdo grua të shohë vetë dhe të vërtetojë nëse disa ushqime shkaktojnë siklet të tretjes te foshnjat. Kjo realizohet duke eliminuar ushqimin e dyshuar dhe duke vërejtur pasojat në një moment të dytë kur e rifusin në dietë atë ushqim!


