Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Shumë njerëz kanë probleme me rënien e flokëve. Këto probleme mund të duken të lehta në fillim dhe thuajse të papërfillshme, por më vonë mund të rezultojnë në drastike.
Receta që do t’ju paraqesim në këtë postim është përdorur që kohë më parë dhe konsiston në përzierjen e 3 përbërësve natyral e të papërpunuar.
Përbërësit janë: vaj ulliri, mjaltë dhe kanellë. Përzeni një lugë gjelle mjaltë me një lugë çaji kanellë në 2 lugë gjelle vaj ulliri të ngrohtë.
Aplikoni maskën e krijuar në rrënjët e flokëve dhe mbajini për 15-20 minuta.
Më pas shpërlajeni kokën si zakonisht. Kjo recetë duhet të përdoret 3 herë në javë dhe do të keni rezultate të dukshmë në më pak se 2 javë. Receta është e rekomandueshme për meshkujt dhe femrat./ Burimi: helathdigezt


