Kura për tullacllëkun, qelizat staminale sjellin shpresë

Sipas “Shoqatës Amerikane për Humbjen e Flokëve”, 2/3 e meshkujve pësojnë humbje të flokëve pas moshës 35 vjeç. Por edhe femrat e vuajnë këtë gjë, duke zënë 40% të personave që vuajnë nga rënia e flokëve. Rënia e flokëve ndikon jo vetëm në imazhin e tyre, por edhe në mirëqenien emocionale. Një studim i vitit 2014, ka sjellë shpresa për formimin e disa qelizave që do të ndihmonin në rigjenerimin e flokëve.

tullacHulumtuesit nga Universiteti i Mjekësisë në Pensilvani publikuan rezultatet e studimit të tyre ku përshkruan një metodë sipas së cilës konvertuan qelizat e të rriturve në qeliza staminale epiteliale. Megjithëse përdorimi i qelizave staminale për të rigjeneruar gjendrat e flokëve ishte një teknikë e mirë kundër tullackllëkut, deri më tani, askush nuk ka arritur të prodhojë mjaftueshëm qeliza të tilla.

Skuadra tha se janë të parët që kanë arritur rezultate të tilla tek njerëzit apo minjtë. Shkencëtarët e filluan kërkimin e tyre duke përdorur qelizat e lëkurës të quajtura fribroblaste. Ata i kthyen qelizat njerëzore në qeliza staminale pluripotente duke u shtuar tre gjene. Këto qeliza ishin të afta të shndërroheshin në çdo lloj qelize të trupit, kështu që kërkuesit e shndërruan ato në qeliza staminale epiteliale, të cilat janë pjesë e gjendrave të flokut. Këto qeliza ata i “detyruan” të krijonin sasi të mëdha qelizash staminale epiteliale. Kur këto qeliza iu implantuan minjve, ato u rigjeneruan si qeliza të lëkurës njerëzore dhe gjendra të flokëve dhe gjithashtu krijuan qime, të cilat, sipas shkencëtarëve, tek njerëzit do të çonin në rirritjen e flokëve.

Megjithatë, në fund shkencëtarët thanë se është ende herët për të folur për një teknikë të aplikuar tek njerëzit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj