KURRË mos e konsumoni më shumë se gjysmën e këtij fruti

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Avokado është i vetmi ushqim në botë që klasifikohet si frut, dhe në realitet përdoret si perime.

Është ushqimi trend i viteve të fundit, i cili nuk mungon asnjëherë në pjatat e fotografuara dhe postuara në Instagram. Megjithatë ekspertët e shëndetit rekomandojnë që mos ta teproni me të, pasi mund të shkaktojë më shumë dëme sesa dobi.

Dietologët thonë se duhet ta limitoni sasinë e këtij ‘hijeshuesi” të Instagram-it në vetëm një gjysmë avokado në ditë. Ngrënia më shumë se aq mund të çojë në shtim në peshë.

Është e dukshme që avokadot janë të yndyrshëm, edhe pse yndyra që ato përmbajnë sigurisht që  është më e shëndetshme se çdo lloj yndyre tjetër tek ushqimet.

Por, një frut i vetëm përmban rreth 22 gramë yndyrë – gati një e treta e 65-70 gramëve të rekomanduar për të ngrënë çdo ditë. Një avokado përmban gjithashtu gati 25-280 kalori.

Edhe pse ky frut është i pasur në lëndë të shumta ushqyese shumë të rëndësishme për trupin, si fibrat apo vitaminat që luftojnë kancerin, teprimi me to mund të çojë në shtim në peshë.

Prandaj dietologët rekomandojnë vetëm një gjysmë avokado në ditë, në mënyrë që të merrni të gjitha përfitimet dhe të mos shtoni në peshë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe