Kurrë mos i përdorni këto ilaçe gjatë shtatzënisë. Mund të lindë fëmija me probleme në të folur

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Gratë që marrin antidepresivë gjatë shtatzënisë rrezikojnë të lindin fëmijë me probleme në të folur. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, i kryer nga hulumtuesit shkencor në Universitetin e Kolumbisë. Studimi tregon se nënat që pinë qoftë edhe dy tableta me ilaçe kundër depresionit gjatë shtatzënisë kanë 37% më shumë rrezik që të lindin fëmijë me probleme në të folur dhe që e kanë të vështirë të shprehin mendimet dhe ndjenjat, krahasuar me nënat e tjera që nuk trajtohen me këto ilaçe.ilace-kunder-depresionit

Autorët e studimit nga Universiteti i Kolumbisë paralajmërojnë për ndikim shkatërrues të zhvillimit mendor të fëmijës, nëse merren këto ilaçe gjatë shtatzënisë.

“Në dijeninë tonë, ky është studimi i parë që ka ekzaminuar lidhjen mes përdorimit të antidepresivëve nga nënat dhe çrregullimeve në të folur tek fëmijët”, thotë profesor Alan Brown, nga Shkolla e Shëndetit Publik Mailman, në Universitetin e Kolumbisë.

Studiuesit analizuan të dhënat e regjistrave të lindjes së fëmijëve finlandezë mes viteve 1996-2010. Ata i klasifikuan nënat në tri grupe, në ato që kishin marrë njëherë ose më shumë antidepresivë para ose gjatë shtatzënisë.

Ato që ishin diagnostikuar me çrregullime psikike një vit më parë ose gjatë shtatzënisë, por nuk kishin marrë antidepresivë. Dhe në fund nënat që nuk kishin pasur probleme me depresionin.

Pasi analizuan edhe të dhënat e fëmijëve mbi moshën tre vjeç, shkencëtarët arritën në përfundimin që fëmijët, nënat të cilëve kishin marrë qoftë edhe dy tableta me antidepresivë gjatë shtatzënisë, kishin më shumë probleme në të folur, krahasuar me fëmijët e tjerë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?