Kuskus me perime, ja si ta përgatisni

kusi kusiPërbërësit që nevojiten:

  • 500 g kus-kus
  • Dy gota ujë,
  • pak kripë,
  • dy lugë vaj ulliri

Hedhim ujin në tenxhere dhe e vendosim në zjarr. Pasi uji merr valë hedhim  kus-kusin dhe përziejmë mire, e heqim nga vala dhe e mbulojme me kapak. E lemë për 2 minuta ashtu të mbuluar.

Ndërkohë në një tigan hidhet gjalpë sipas dëshirës dhe e lejmë të nxehet mirë. Pasi kalojnë dy minuta të gjithë kus- kusin e hedhim në tiganin me gjalpë dhe e përziejmë vazhdimisht për rreth 5 min derisa të bëhet e shkrifët.

E heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet. Ndërkohë në banjomari ziejmë brokoli, lulelakër, karrota dhe perime të tjera sipas deshirës, por gjithmonë duke mos i zbutur. Më pas perimet e ziera dhe kus-kusin i përziejmë në një enë të madhe dhe ashtu mund ti shërbejmë në tavolinë. Ju befte mire.

Recetë nga Samuela Hidri për “Shëndet+”

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!