Kush fshihet pas shpalljes së paligjshme të zgjedhjeve të Urdhrit të Mjekut?

Gjykata Administrative ka vendosur të shpallë të paligjshme zgjedhjet për kreun e Urdhrit të Mjekut, duke u shprehur se ka pasur shkelje administrative. Një vendim i tillë vjen 6 muaj pas zgjedhjes së kreut të ri të Urdhrit të Mjekut.

Mësohet se paditësja është Valbona Doçi, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Në intervistën e dhënë për gazetaren Denisa Canameti të gazetës “Shëndet+”, botuar më 27 prill 2015, vetëm 10 ditë pas zgjedhjeve, ish-kreu i Urdhrit të Mjekut, Din Abazaj, tha:

Beqaj Abazaj“Vështirësia më e madhe për ta sjellë Urdhrin e Mjekut deri këtu, ka qenë mungesa e bashkëpunimit dhe partneritetit me administratën shtetërore. Është tendenca e tyre për ta pasur Urdhrin nën kontroll, gjë që është e patolerueshme… Por presioni i politikës ka vazhduar. Në këto zgjedhje kandidonte një person i futur nga Ministria e Shëndetësisë. Kemi pasur telefonata nga të gjithë drejtorët që ta votonin atë person, telefonata nga deputetë. Pavarësisht se kjo është shkelje flagrante. Të kandidonte në kushte të barabarta me të tjerët. Por një person i mbështetur nga forca politike, në një institucion shtetëror, e bën garën të jetë e pabarabartë. Megjithatë, ne e futëm në kundërshtim me ligjin. Sepse personi duhet të jepte dorëheqjen nga forumet partiake, duhet të jepte dorëheqje nga drejtoria ku ishte dhe të kandidonte. Megjithatë, e futëm për t’i treguar ministrisë që nuk kemi asgjë personale. Dhe ndodh që ai person mori vetëm 5 vota. Ky nuk është faji ynë”.

Një deklaratë e tillë, e thënë për një person që “duhet të jepte dorëheqjen nga drejtoria ku ishte” duket se i drejtohet direkt paditëses Valbona Doçi. E kjo me të drejtë ngre pyetjen: “A fshihet ministri Beqaj pas kësaj padie? A po kërkon Ministria e Shëndetësisë të marrë nën kontroll Urdhrin e Mjekut?”

Fakti që ende sot Ministria e Shëndetësisë vazhdon të ketë përplasje me Urdhrin, ndërsa këmbënguli fort në fillim të këtij viti që të bëheshin zgjedhjet, lë vend për dyshime. Analizat e tjera mund t’i bëjë vetë gjithkush!/Shëndet+

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak