Kush ishte Lefter Canaj, pacienti që shkaktoi zjarrin në Spitalin Amerikan

Njeri i qetë. Këto janë fjalët me të cilat përshkruhet nga të gjithë 57-vjeçari Lefter Canaj, autor i zjarrit në ambientet e Spitalit Amerikan mëngjesin e 25 korrikut. Gjendja e rëndë psikologjike mendohet të ketë qenë shkaku që e ka shtyrë Canajn të ndërmarrë një veprim kaq të rëndë që do t’i kushtonte jetën atij vetë, por do të shkaktonte edhe vdekjen e dy pacienteve të tjera.

Dializa (3)Arsyet e kësaj gjendje psikologjike janë sqaruar pak ose aspak duke qëndruar në nivel aludimesh. Psikologët e institucionit (nëse ka patur të tillë), siç duket nuk e kanë vlerësuar sa dhe si duhet gjendjen e rënduar emocionale të pacientit të ndjerë, pasi, siç u konfirmua edhe nga instancat përgjegjëse, dy pacientët e konfliktuar janë përfshirë vazhdimisht në sherre.

Lefter Canaj njihej si njeri i qetë dhe shumë i urtë. I divorcuar, pa fëmijë, ai jetonte vetëm në një nga lagjet e Tiranës. Për shumë vite kishte punuar si bojaxhi në shtetin grek. Kishte rreth 4 vite në dializë.

Të afërm të tij shprehen të tronditur pasi, sipas tyre, Canaj nuk ka shfaqur kurrë shenja agresiviteti ndaj askujt.

“S’na e merrte mendja të arrinte deri këtu. Ka një familje të ndershme, vëllezër punëtorë që e fitojnë bukën me djersën e ballit. Te spitali e hidhnin si top futbolli sa në një anë në anën tjetër. Fillimisht ka qenë i shtruar te nefrologjia. Pastaj kaloi te spitali privat. Nuk ka pasur probleme të tilla ndonjëherë”, shprehen të afërmit. Gjithashtu, familjarët e të ndjerit janë të trembur nga ndonjë hakmarrje e mundshme.

Më 25 korrik, mëngjesin e së hënës, Lefter Canaj, pacient i dializës në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë, i vuri zjarrin me një shishe benzinë pacient D. Saraçi pas një konflikti të vazhdueshëm. Si pasojë reparti i dializës u përfshi nga flakët, ndërkohë që ndërruan jetë dy pacientet Sanie Sulaj dhe Hanife Mali, 55-vjeçare. Vetë autori Lefter Canaj ndërroi jetë mëngjesin e së martës. D.C./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim