Kush janë më të prirur për të krijuar shtrembërime të shtyllës kurrizore?

Nga Endrit Mone, fizioterapist

Më të prirur janë fëmijët deri në moshën 18-20 vjeç, kur edhe arrihet pjekuria kockore. Më vonë ndryshimet në strukturën kockore janë më të ngadalta edhe më të vështira.

skoliozaMë shumë preket gjinia femërore sesa ajo mashkullore nga mosha 10-13 vjeç. Femrat janë gati 10 herë më të rrezikuara sesa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj. Kjo për shkak se ato arrijnë një zhvillim më të shpejtë edhe më të hershëm sesa meshkujt.

Fëmijët, të cilët nuk kanë pasur lindje normale ose kanë pasur lindje parakohe.

Fëmijët që kanë lindur me patologji të ndryshme, të cilat shfaqen në shtyllën kurrizore. Ata që kanë lindur me luksacion koksofemoral, ata që kanë lindur me probleme muskulore. Fëmijët që kanë asimetri në gjymtyrë.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"