Ky është fruti më i shëndetshëm sipas dietologëve

Cili është fruti më i shëndetshëm?

Dietologët janë dakord që  të gjitha frutat kanë vlera ushqyese, po ato më të shëndetshmet janë boronicat.

“Nëse ngjyra e tyre e theksuar nuk thotë mjaftueshëm, boronicat renditen lart në listën e frutave më të shëndetshëm, sepse ato janë të mbushura me lëndë ushqyese të ndryshme – më së shumti anthocyanine dhe polifenole të cilat janë fitokemikale të fuqishme”, thonë ato.

Ato shprehen se boronicat janë të mira edhe për shëndetin e zorrëve.

“Fitokimikatet që gjenden te boronicat shërbejnë gjithashtu si ushqim për bakteret e dobishme të zorrëve, ndërsa përmbajtja e tyre e fibrave rrit më tej cilësitë e tyre”, shpjegojnë dietologët, duke shtuar se boronicat përmbajnë gjithashtu vitaminë C dhe mangan (të cilat të dyja mbështesin shëndetin imunitar) dhe renditen ndër burimet kryesore të vitaminës K (e cila mbështet shëndetin e kockave).

Me të gjitha këto përfitime, është e lehtë të kuptosh pse ky frut i vogël dhe i fuqishëm del në krye.

Postime të ngjashme

Pas gjelit të detit, 3 lëngjet detox që ndihmojnë organizmin nëse ndiheni të fryrë
Si të gatuani me mjeshtëri gjelin e detit; Mënyra dhe temperatura e duhur
Uji i bamjes: 6 arsye për ta përfshirë atë në dietën tuaj
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
7 ushqimet më të mira të fermentuara për kolitin ulçeroz
6 ushqime që duhen shmangur kur keni artrit reumatoid
Karotat, burim i vlerave që duhet t'i shtojmë çdo dite në tryezë
Angjinarja: Superushqimi i mëlçisë, zemrës dhe tretjes