Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Kilet e tepërta dhe dhjami i akumuluar në pjesë të ndryshme të trupit gjatë stinës së dimrit, mund të kthehet në një problem serioz tani në verë kur temperaturat e larta “detyrojnë” ekspozimin e më shumë pjesëve të trupit. Nëse jeni nga ata persona që kërkojnë një mënyrë efikase për t’u dobësuar, dietologët këshillojnë këtë pijë çudibërëse, tërësisht natyrale. Ja si ta përgatisni!
Përbërësit:
- Gjysmë gotë ujë
- 1 tufë sallatë të gjelbër (marule)
- 3-4 shkopinj selino
- një grusht spinaq
- 1 mollë
- 1 dardhë
- 1 banane
- lëngun e një gjysmë limoni
Përgatitja:
Pastroni mirë të gjithë përbërësit, i prisni në copa të vogla dhe vendosini në blender. Ky lëng ushqyes është ideal për të gjithë ata që duan të shkrijnë shtresat dhjamore dhe ju ndihmon për një peshë të qëndrueshme.
Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al


