Ky krem për diellin ul rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Pavarësisht  ngjyrës së lëkurës dhe prirjes për t’u djegur, kërkimet tregojnë se kremi i diellit që do të përdorim duhet ta ketë faktorin mbrojtës mbi 30%. Ky zbulim u bë pasi një kërkim i mëparshëm kishte dalë në përfundimin se pjesa më e madhe e kremrave të diellit që qarkullojnë në treg nuk i përmbushin kriteret themelore të vendosura nga institucionet përkatëse. Gjithashtu, para nxjerrjes së përfundimeve të studimit, pati një valë të madhe të diagnostikimit me melanomë.KREM DIELLI

Melanoma  është një lloj kanceri i lëkurës i cili përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit. Pasi studiuan 14.000 gra për 10 vite, kërkuesit e Universitetit të Oslos zbuluan se pjesëmarrëset në studim që përdorën krem me SPF 15 e reduktuan me 33% rrezikun për t’u prekur nga kanceri i lëkurës. Por nga studimi dolën edhe rezultate të papritura: disa njerëz që nuk kishin përdorur kurrë krem mbrojtës  ishin më pak të rrezikuar nga kanceri se ata që përdorën krem me SPF të ulët. Sipas shkencëtarëve, kjo ndodh për dy arsye: së pari ata besojnë se shumë njerëz e vendosin kremin mbrojtës në mënyrë të gabuar. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve nuk ishin mësuar me idenë se kremi mbrojtës duhej vendosur shumë shpesh, një herë në disa orë është ajo çka këshillohet nga mjekët dermatologë. Së dyti ata që e vendosin kremin e diellit shpesh, e bëjnë këtë në mënyrë që të zgjatet edhe koha që ata do të qëndrojnë në diell. Pavarësisht nivelit të mbrojtjes që ofron, asnjë krem dielli nuk ofron mbrojtje 100%.

Dr. Reza Ghiasvand, i cili ishte edhe drejtues i studimit u shpreh: “ Disa njerëz e përdorin kremin e diellit vetëm që të zgjasin kohën që do të ekspozohen ndaj diellit në mënyrë që të marrin edhe ngjyrën që dëshirojnë. Për më tepër, njerëzit nuk përdorin sasinë e duhur të kremit, harrojnë ta vendosin kremin herë pas here dhe nuk e vendosin atë në të gjitha zonat që janë të ekspozuara ndaj diellit, duke i shkaktuar vetes djegie dhe rrisin rrezikun për tu prekur nga melanoma.”

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse