Ky tipar tek foshnjat parashikon nëse do të kenë të ardhme të suksesshme

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Fëmijët e lindur me kokë të madhe kanë më shumë gjasa të jenë të zgjuar dhe të kenë një të ardhme të suksesshme, sugjeron një studim i ri.

Studimi ka krijuar një lidhje midis madhësisë së kokës së një fëmije me arritjet akademike të tij në jetë, dhe ka dalë në përfundimin se sa më e madhe të jetë koka, aq më i zgjuar do të bëhet fëmija.foshnje

Këtë zbulim e bënë shkencëtarët që po studionin lidhjen midis gjeneve, koeficientit të inteligjencës dhe shëndetit mendor në përgjithësi.

“Përveç lidhjes midis gjenetikës, aftësive njohëse dhe disa prej aftësive fizike, si dhe shëndetit mendor në përgjithësi, studimi tregoi gjithashtu se aftësitë njohëse kanë një lidhje gjenetike me madhësinë e trurit, formën e  trupit dhe arritjeve në arsim”, thotë profesori Ian Deary i Universitetit të Edinburgh.

Për këtë studim janë marrë të dhëna nga 100 mijë britanikë të moshave nga 37 në 73 vjeç.

Pjesëmarrësve iu kërkuan për analiza mostra gjaku, urine dhe pështyme, si dhe të siguronin informacione për mënyrën e jetesës.

Përfundimet treguan se fëmijët e lindur me kokë të madhe ishin në mënyrë të konsiderueshme më të prirur për të marrë një diplomë universiteti , si dhe të shënonin pikët më të larta në një numër të madh testesh  që kërkonin arsyetim.

Ky studim identifikoi 17 gjene të rëndësishëm të cilët ndikonin në funksionimin e trurit dhe në shëndetin mendor dhe fizik.

Shkencëtarja Saskia Hagenaars shtoi: “Ky studim mbështet një ide ekzistuese, e cila thotë se personat me shëndet të përgjithshëm më të mirë kanë më shumë gjasa të kenë një nivel më të lartë inteligjence”.

Masa mesatare  e kokës për fëmijët e porsalindur është 36 cm për djemtë dhe 35 cm për vajzat.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive