“Ky virus nuk është shaka”, flet e infektuara me koronavirus në Shqipëri: Qëndroni në shtëpi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale dëshminë e një vajze në Shqipëri të infektuar me koronavirusi.

E reja bën thirrje që të gjithë të qendrojnë në shtëpi dhe tu binden urdhërave, pasi sipas saj kjo gjë nuk është një shaka.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithëve ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht!

Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde?

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/521876838523676/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni