Ky zakon i keq tek gratë shkakton lindjen e vajzave me autizëm

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Vajzat janë më të rrezikuara të lindin autike nëse gjyshja e tyre ka pirë duhan kur ka qenë shtatzënë, paralajmëron një studim i ri. Rreziku për t’u diagnostikuar me spektrin e çrregullimit autik (ASD) është 53% më i lartë, kanë zbuluar hulumtuesit shkencorë.

Ato janë gjithashtu 67% më të rrezikuara që të shfaqin sjellje të lidhura me këtë gjendje, si mungesë socializmi ose sjellje përsëritëse.

Ekspozimi ndaj duhanit në mitër prek vezët e gruas, duke shkaktuar ndryshime që mund të ndikojnë tek zhvillimi i fëmijës së saj.

Megjithatë shkencëtarët thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime për të zbuluar arsyen e zhvillimit të kësaj gjendjeje tek vajzat dhe për të parë nëse djemtë janë po aq të rrezikuar.

Shkencëtarët tek Universiteti Bristol, në Britani, kryen një studim afatgjatë tek më shumë se 14,500 pjesëmarrës, për të parë efektet e duhanpirjes në shtatzëni. Duke përdorur informacionet e mbledhura ndër vite, ata mundën të përjashtojnë arsyetimet e tjera të mundshme për rezultatet e tyre.

Autorja kryesore e studimit, prof. Jean Golding, thotë: “Tashmë e dimë se duke mbrojtur fëmijët nga pirja e duhanit është një nga gjërat e mira që një grua mund të bëjë për t’i dhënë fëmijës një fillim të shëndetshëm në jetë”.

Tani kemi zbuluar se mos pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund t’u japë mbesave të tyre të ardhshme një fillim të mbarë gjithashtu.

Ajo shton se kanë nisur të studiojnë brezin tjetër të pjesëmarrësve, për të parë nëse efektet trashëgohen edhe tek një brez tjetër.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm