LAJM I FUNDIT/ Lirohen masat kufizuese, nga 1 Qershori nuk ka më maska jashtë, zgjatet orari i lirisë

Mira Rakacolli: Komiteti i Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë në mbledhjen e sotmë analizoi situatën epidemiologjike, për të përcaktuar vijimësinë e masave. Siç është parë nga raportimet tona të përditshme ka pasur një ulje të rasteve.

Albana Fico: Përshëndetje të gjithëve, do desha që të listoja indikatorët për të kuptuar ku qëndorjmë sot, incidenca dyjavore ka zbritur me 35%, numri i bashkive me raste të reja është 9. Vijojmë një raport infektimesh me 52% të meshkujve, kemi 43 persona të shtruar në spitale. Ajo që duhet thënë dhe ne e kemi cilësuar prej disa javësh, është rënia nën 1% i rasteve pozitive me tampon. Pandemia nuk ka përfunduar, edhe pse pozitiviteti është ulur, duhet të mbajmë maskë, higjenën dhe distancën.

Rakacolli: Situata është e kontrolluar, ekspertët mendojnë se ky kontroll ka të bëjë me zbatimin e masave, dhe efekti i vaksnimit në mënyrë të organizuar.

Komiteti ka vendosur që nga data 1 Qershor të hiqet maska në ambientet e jashtme, por do të vijojë në ambiente të mbyllura dhe në mjetet e transportit publik. Ora policore nga 22 që është do të kalojë në orën 23 deri në 6 të mëngjesit. Klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllur, ndërkohë që muzika do të vijojë të lejohet deri në 22.

Nga data 15 Qershor do të rritet numri i personave nga 10-15, nga 1 korriku në rast se situata do të mbetet e njëjtë do të shtyhet edhe një orë ora policore.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis