Lajm i mirë/ Kompania farmaceutike thotë se barna antivirale kundër Covid-19 funksionon, do kërkojë autorizimin

Kompania e prodhimit të barnave Merck thotë se do të kërkojë autorizimin për ilaçin e parë antiviral kundër koronavirusit pasi në provat e para ka treguar rezultate pozitive. Merck thotë se përdorimi i kësaj barne e ul rrezikun e hospitalizimit apo të vdekjes në gjysmë, kur i jepet njerëzve me rrisk të lartë në ditët e para të infektimit.

Ky trajtim mund të bëhet shumë shpejt nxitës i një vale të tërë të produkteve antivirale, pasi ekspertët thonë se do të jetë lehtësisht i aksesueëshm nga më shumë njerëz në mbarë botën, duke ndikuar kështu edhe në zvogëlimin e pandemisë, raporton newsbomb.al.

“Unë mendoj se kjo përkthehet në mijëra jetë të shpëtuara në të gjithë botën, ku ka më pak qasje në antitrupat monoklonalë, dhe në SHBA gjithashtu,” tha Dr Robert Shafer, një specialist i sëmundjeve infektive dhe ekspert i terapisë antivirale në Universitetin Stanford.

Rezultatet e studimit të fazës së vonë të dy pilulave të tjera antivirale, njëra e zhvilluar nga Pfizer dhe tjetra nga Atea Pharmaceuticals dhe Roche, priten të dalin brenda muajve të ardhshëm.

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës