“Lajm shqetësues nga QSUT, preken të sëmurët tumoralë”

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka denoncuar një problem shqetësues për pacientët me sëmundje tumorale të cilët po marrin trajtim tek Pavioni i Onkologjisë në QSUT.

Sipas Shehut, akserelatori linear i vetëm që është aty nuk funksionon dhe askush nuk e di si do zgjidhet defekti. Nuk është bërë akoma viti që kjo aparaturë është vënë në përdorim dhe duket se ka filluar të shfaq probleme.

Lexoni denoncimin e deputetit Shehu

Nga QSUT vjen një lajm shumë shqetësues për të sëmuret tumoralë që trajtohen me radioterapi.

Akseleratori linear I vetëm që është tek Onkologjia nuk funksionon dhe askush nuk e di se kur mund të zgjidhet defekti.

Edhe pajisja e vjetër e kobaltit, që normalisht ka indikacione shumë të kufizuara tashmë, ka probleme.

Ndërprerja qoftë edhe e përkohshme e këtij trajtimi mund të jetë me pasoja të rënda për të sëmurët.

Kjo është një nga arsyet pse gjithmonë akseleratorët lineare vendosen në çift.

Ndërsa aty të sëmurëve u thuhet të presin…

Në këto kushte duhet vendime të shpejta nga drejtuesit e institucionit.
1-Të sëmurët duhen trajtuar nga akseleratori i neurologjisë që aktualisht punon, jo larg onkologjisë.
2-Ose të trajtohen në spitalin privat që zotëron një cift të tille akseleratorësh, me të gjitha shpenzimet të përballuara nga QSUT.

Në rast të kundërt, rrezikohet ecuria e këtyre pacientëve seriozisht, gjë që do të kërkojë përgjegjësitë.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?