Aftësitë detoksifikuese
Lakrat e Brukselit përmbajnë substanca që ndihmojnë veprimtarinë enzimatike për të detoksifikuar trupin nga përbërësit kancerogjen. Këto substanca quhen “glukosinolate” dhe ato janë të shumta dhe të disa llojeve në këtë lakër.
Këto aftësi mbështeten në veprimtarinë e fuqishme anti-inflamatore të lakrës së Brukselit. Inflamacioni është i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore dhe madje të rrezikshme për jetën. Sulforafanet që gjenden te lakra kanë gjithashtu efekt mbrojtës për enët e gjakut. Për më tepër, konsumi i shpeshtë i tyre ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak duke ruajtur enët e gjakut nga bllokime të rrezikshme për trurin dhe zemrën.
Aftësi kurative për aparatin tretës
Jo vetëm përmbajtja e lartë në fibra e lakrës së Brukselit, por edhe përmbajtja në glukorafan është ushqyese për qelizat e stomakut dhe e mbron ndjeshëm kunder bakterit që shkakton ulcerën – helikobakterit.
E pasur në vitaminë K, përgjegjëse për koagulimin e gjakut dhe shëndetin e kockave
Vitamina K gjendet me shumicë te lakra e Brukselit. Mungesa e saj shkakton hemorragji të pakontrollueshme, kalcifikim të arterieve dhe indeve të buta dhe dobësim të kockave!
Ju mund ta gatuani duke e zier vetëm pak minuta dhe e marinoni me lëng limoni dhe vaj ulliri!


