Lamtumir Arbër! Lamtumirë koleg! Jeta jote vlejti më pak se 4 postera elektoralë!

Nga Enrik Mehmeti

ArBri

U shua dhe një djal i ri, një koleg me shumë ëndrra, një djalë që nuk do e arrijë dot të shikojë femijën e tij duke u rritur, ndërsa ai fëmij do të ngelet jetim. Në një kohë kur politika është e zënë duke përzgjedhur kandidatë,duke programuar shpenzimet e fushatës, duke debatuar për 3 pikëshin e futbollit ndërsa qytetarët dukë i qarë hallin politikes, një koleg u nda nga jeta.

Të gjithë kemi lindur dhe të gjithë do vdesim, por jo në moshën 29 vjecare, jo nga paaftësia e mjekësisë, jo nga paaftesia e shtetit për të vendosur një avion spitalor në dispozicion për të dërguar të sëmurët jashte, jo nga paaftesia e opozitës për të ngritur zërin nga probleme jetike.

Arbri nuk është as i pari dhe as nuk do jete viktima e fundit nga paaftesia e mjekësisë shqiptare. Kemi 25 vjet që e durojmë cdo gjë në këtë vend, që nga korrupsioni, arroganca ne institucionet publike dhe mos zgjidhja e problemeve, sepse punonjësi i administrates duhet të mbarojë lojën e nisur me letra ose do bëj të vështirin për të marrë ndonjë lek, por të vdesësh ….epo kjo është e tepërt.

Të them të drejtën dhe shumë faj nuk i vë politikës, por i vë gjithsecilit prej nesh, të cilët nuk e kemi ngritur zërin tonë kur në këto 25 vjet kemi dëgjuar blerjen apo mirmbajtjen në shifra të cuditshme të paisjeve spitalore apo kur nga 5 mjekë të ndryshëm kemi dëgjuar 5 diagnoza të ndryshme për të njëjtin pacient dhe në fund kemi parë se pavaresisht këtyre shpenzimeve marramendëse që vijnë nga taksat tona shikojmë se ai pacient vdes.Pamë para disa kohesh kur një i ri denoncoi spitalin se medikamenti për të afërmin e tij me tumor nuk kishte lën gjurmë sipas mjekëve turk cka do të thoshte qe ai ilac nuk ishte efektiv ose ndoshta …nuk ishte fare ai ilac, por gjithshka u mbyll në heshtje.

Në nje rast tjetër një i afërmi im i pagoi mjekut në një spital shteteror 2500 euro për një operacion të atit por pavarësisht premtimit i ati i tij vdiq ndërsa lekët jetuan në xhep të kirurgut. Mund të bëjmë sehir për shumë gjëra, por jo për shëndetin. Nesër në vend të Arbrit mund të jetë secili prej nesh apo familjarëve tonë dhe paaftësia e mjekësisë mund të na dërgojë në të njëjtin vend ku shkoi dhe Arbri për të cilin mjekësia jonë jo vetëm nuk bëri dot gjë, por nuk arriti të kontribonte për ti vendos në dispozicion një avion spitalor deri në Turqi.

Nëse do ishte kursyer një shumë prej 20 mijë eurosh që marrin partitë politike për fushatën nga qindra mijra euro që do shpenzohen, do ishte shpëtuar jeta e një të riu. Nuk më interesojnë fasadat e bukura sa më interesojnë spitale bashkëkohore me mjekë të përgatitur. Dhe sa kohë do bëjmë sehir duke parë njerëz që vdesin para kohe? Dhe sa kohë do dëgjojmë 5 diagnoza të ndryshme nga 5 mjekë të ndryshëm?

Nëse dikush pyet “pse po ikin njerëzit”, kjo është një prej arsyeve: sepse nuk duan të shikojnë fëmijën e tyre teksa jep shpirt si Arbri pasi situata në shëndetësi sot nuk është faji i njerit apo tjetrit pushtet por cdo lloj pushteti që ka kaluar në këto 25 vjet.

Dje ishte radha e Arbrit, por nesër mund të jetë radha e gjithsecilit prej nesh.

 

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim