Larja e dhëmbëve parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Higjiena e rregullt orale mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të zorrës, ka zbuluar një studim i ri. Kjo ndodh sepse bakteri që shkakton gjakderdhje tek mishrat e dhëmbëve mund të kalojë me anë të gjakut tek zorra, ku mund të shkaktojë kancer ose të përkeqësojë tumoret aktuale.dhembe_kancer

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar së fundmi se mikrobet mund të çojnë në zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Ata po studiojnë mënyrën si ky bakter kalon tek zorra me anë të rrugëve të gjakut. Një teori është se kjo mund të ndodhë kur një person ka gjakderdhje tek mishrat e dhëmbëve. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se bakteri ka një proteinë që i lejon ata të ngjiten tek molekulat e sheqerit, nga ku i bashkëngjiten beninjeve në rritje, të quajtura polipe, si dhe tumoreve kancerogjene tek zorra.

Bakteret janë anaerobe, ato nuk thithin oksigjen, prandaj janë të përshtatshme për të mbijetuar tek zorrët.

Pasi ngjiten tek polipet ose tumoret, bakteret çojnë në rritjet e tyre. Duke shënjestruar këtë proces, hulumtuesit shkencorë shpresojnë që ai të shërbejë për zhvillimin e ilaçeve të reja për trajtimin e kancerit të zorrës, sëmundje kjo që prej 1 në 20 persona në të gjithë jetën e tyre.

Bashkautori i studimit, Wendy Garrett, profesor tek Shkolla e Shëndetit Publik TH Chan tek Universiteti i Harvardit, thotë se kuptimi i këtij mekanizmi mund të ndihmojë në ndalimin e zhvillimit të tumoreve kancerogjene tek njerëzit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër