Legalizimi i kanabisit mjekësor/ “Kemi një problem si shoqëri dhe duhet t’i vëmë gishtin kokës”, Alimehmeti: Duhen baza të forta dhe vizion

Projektligji për kanabisin mjekësor është një tjetër temë e nxehtë e këtyre ditëve, teksa drafti ndodhet në Kuvend. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka folur për këtë çështje, duke thënë se nuk ka një studim apo vizion përse duhet të prodhohet në Shqipëri.

Sipas tij, vendi ka probleme dhe një numër të madh përdoruesish droge, teksa shteti nuk e pranon dhe shoqëria nuk flet për këtë gjë.

“Sa herë të kemi një disbalancë pushteti, do e vuajë në kurriz populli vetë që e krijon me veprimet dhe mos veprimet e veta.

Kanabisi mjekësor është një temë që rrihet në forume mjekësore. Ka dy përbërës, një përbërës që shkakton problematikat, varësinë dhe një përbërës tjetër që ka efekte mjekësore.

Këtë e njohim, sepse ne njohim morfinën. Ka shumë sëmundje që mund të përfitojnë nga ky përbërës. Ka dhe një grup sëmundjesh që mund të përdoret si preparat. Nuk ka një studim sa të sëmurë kanë nevojë dhe pse nuk i marrim dot nga jashtë. Pse duhet canabis made in Albania duhet të pyesni ata.

Sa kontribuon sot shteti shqiptar që të largojë njerëzit nga droga? Pothuajse hiç sepse nuk e pranon atë që ndodh. Kemi një numër shumë të madh shqiptarësh që janë të varur nga drogat e rënda, por nuk flitet fare. Jemi një shtet që s’ka problem, apo që e ka problem të madh? Çdo shqiptar duhet t’ia bëjë pyetjen vetes. Në momentin që bën një lëvizje të tillë dhe nga ana tjetër nuk pranon asnjë nga situatat e tjera, atëherë nuk bën detyrën tënde të shtëpisë.

Kemi një problem si shoqëri dhe duhet t’i vëmë gishtin kokës. Në fillim duhet të ngremë baza të forta shtetformuese, duhet të ketë një vizion”, tha Alimehmeti.

 

Burimi: balkanweb.com

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet