Lehtësimi i masave të Covid 19/ Shqipëria dhe shumë shtete “marrin frymë” lirisht

Vendi ynë është në një situatë të përmirësuar sa i përket rasteve me Covid ndërsa së fundmi Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që karantinimi i personave të infektuar të bëhet 5 ditë nga 14 që ishte më parë.

“Rekomandohet që personat e diagnostikuar te qendorjne 5 dite te karantiuar. Nese shenjat janë të theksuara ky person do te rri  me shume se 5 dite. Pas 5 diteshit rekomandohet qe te mbahet 5 dite te tjera maska ne ambientet që frekuenton”, shpjegon shefja e sektorit të promocionit në ISHP, Genta Qirjako.

Italia, një ndër vendet që ka vendosur për lirimin e masave anti Covid dhe që prej 1 marsit do të lejojë udhëtarët me certifikatë vaksinimi ose me test PCR. Greqia nuk kërkon më test PCR në kufi por lejon kalimin me dy doza vaksine. Në Britani nuk do të jetë më e detyrueshme pasaporta e Covid për të hyrë në ambiente të ndryshme publike.

“Ka shume vende që kanë bere një lehtësim te masave anti-covid por mos të harrojmë që kjo lidhet me mbulesën vaksinale, prandaj sa me i larte vaksinimi me e larte është mundësia që te lirohen masa”, thotë Qirjako.

Njëjtë si shumë vende të Europës dhe Shqipëria pritet të lirojë masat anti Covid që janë aktualisht në fuqi. Kjo bazuar në shifrat e ulëta të infektimeve ditore dhe shtrimet në spital. /Top Channel

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën