Lëkurën e errët në qafë mund ta eliminoni në këtë mënyrë! (Video)

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

videoLëkura e errët në pjesën e qafës është zakonisht rezultat i arsyeve të ndryshme, duke përfshirë edhe ekspozimin ekstrem ndaj diellit, higjienën, palestrën dhe diabetin.

Nëse jeni nga ata persona që jeni prekur nga ky problem dhe jeni duke kërkuar një zgjidhje cilësore, ky artikull do t’ju prezantojë një mënyrë të lehtë dhe të shpejtë për të shpëtuar përfundimisht prej lëkurës të errët në zonën e qafës. Kjo është një mënyrë tepër efektive dhe ju duhet të ndiqni vetëm 3 hapa, të cilat janë jashtëzakonisht të lehta dhe mund t’ju ndihmojnë të trajtoni problemin në vetëm 20 minuta, pavarësisht shkakut.

Këto janë hapat që duhet të ndiqni:

Hapi 1: Pastroni qafën me ndihmën e një lecke të lagur në ujë

Hapi 2: Pergatisni një përzierje (vaj ulliri ose kokosi dhe sodë buke) me të cilen duhet të lyeni gjithë qafën. Më pas me ndihmën e lecke të pastër fërkoni butësisht qafën, ashtu si tregohet dhe në videon më poshtë. Më pas lani fytyrën si zakonisht.

Hapi 3: Në vijim përgatisni një përzierje me limon qumësht dhe shafran Indie pluhur. Lyeni qafën dhe për 20 minuta mund ta lani me ujë të vakët.

Para se të përdorni këto produkte duhet të konsultoheni me dermatologun, pasi jo çdo lloj lëkure mund t’i përshtatet trajtimeve të ndryshme me produkte natyrore.

Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave