Blerina Bombaj, dietologe
Disa ushqime bashkëveprojnë duke i përforcuar vlerat ushqyese të njeri-tjetrit ose duke i përmirësuar
përthithshmërinë në aparatin tretës.
Kur tërshëra kombinohet me lëngje të pasura në vitaminë C si lëngu i portokallit, mbrojnë arteriet dy herë më shumë sesa të marra të ndara. Polifenolet e tyre përbëjnë forcë më të madhe antioksiduese duke mbrojtur arteriet nga yndyrnat e larta si trigliceridet apo kolesteroli i keq LDL. Nëse i praktikoni këto dy ushqime në mëngjeset tuaja, kujdesuni që t’i merrni së bashku dhe jo veç e veç.


