Lëngu i spinaqit me mollë është shumë i mirë për dhimbjet e kockave, pasi është shumë i pasur me vitaminat A dhe C për ansioksidantë dhe kalcium.
Ky lëng është i përshtatshëm gjithashtu për njerëzit që vuajnë nga diabeti, përmban pak karbohidrate dhe gluten.
Përbërësit që duhen për përgatitjen e lëngut janë:
- 2 mollë jeshile të prera në tetë pjesë
- 2 gjethe selino
- 1 ½ filxhan me spinaq
- Gjysmë grejpfruti (qitro i kuq) të qëruar
- 1 copë xhenxhefil
- akull
Përgatitja
- Vendosi këta përbërës tek shtrydhësja: spinaqin, qitron, mollët, xhenxhefilin dhe selinonë.
- Mbushni dy gota me akull (sipas dëshirës) dhe hidheni lëngun në gota.
- Duhet të pihet menjëherë
Vlerat ushqyese të këtij lëngu janë: 55 kalori, 0 mgkolesterol, 13 kg karbohidrate, 0 g sheqer të shtuar, 1 g fibër, 1 g proteinë, 60 mg sodium, 150 mg kalium.
Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka


