Thirrje Publike për Leon.
“Leo do të ecë”, sot vjen me një Thirrje Publike të nënshkruar nga 101 akademikë, gazetarë, artistë, intelektualë, aktivistë e qytetarë
Presidentit të Republikës SHTZ. Bujar Nishani,
Kryetarit të Kuvendit SHTZ Ilir Meta,
Kryeministrit të Shqipërisë SHTZ Edi Rama,
140 Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë,
Të nderuar Drejtues të Vendit tonë,
Leart Hasanllari është një djalë 7 vjeçar që për shkak të një sëmundjeje të kockave të tij, të njohur si Osteogenesis Imperfecta, nuk ka mundur kurrë të ecë, e mbi të gjitha i është dashur të durojë një dhimbje të paimagjinueshme e të shpeshtë.
Ai ka kryer deri tani 7 ndërhyrje kirurgjikale, e më në fund shpresa i ka buzëqeshur.
Mjekët që e kanë ndjekur rastin e tij, i kanë premtuar se me një ndërhyrje të fundit kirurgjikale, Leart Hasanllari do të mund të ecë e njëkohësisht të lehtësojë ndoshta deri në ndalje, dhimbjet e tij.
Learti është bërë tashmë një rast i njohur për shumë shqiptarë të cilët e thërrasin thjeshtësisht Leo.
Leo e ka marë mirëkuptimin, dashurinë, mbështetjen, bujarinë, mirësinë e shumë qytetarëve shqiptarë të cilët kanë dhënë ndihmesën dhe kontributin e tyre në mënyra të ndryshme.
Së fundmi, prej datës 3 gusht, ka nisur edhe një Fushatë: Leo do të ecë, nga Kompania Celulare Eagle Mobile.
Nëpërmjet një sms të dërguar në numrin e dedikuar për Leon, 55333, me tekstin e thjshte: Leo, shumë shqiptarë po bëhen bashkë që ta mbledhin shumën që i nevojitet djaloshit 7 vjeçar për ta kryer ndërhyrjen e fundit kirurgjikale dhe ta fitojë mundësinë që të ecë.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale kushton 40 mijë euro dhe i ka shanset e plota për sukses.
Kostoja e lartë e kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale dhe i gjithë kujdesi mjekësor që nevojitet për Leon dhe familjen e tij, nuk janë më çështje e problem vetëm i 7 vjeçarit dhe Prindërve të Leos.
Tashmë kjo kosto e lartë është barrë e ndërgjegjeve tona, e çdo qytetari shqiptar, por edhe e Institucioneve tona Shtetërore.
Nuk mund të lejojmë më në shoqërinë tonë që padrejtësitë që vijnë në jetën e Njeriut nga çfarëdo faktori, shkaktari a rrjedhoje, ta rrëzojnë përmbys Njeriun e ta mundin atë.
Nëse ne do të vazhdojmë të lejojmë që në shoqërinë tonë, Fatkeqësitë a Padrejtësitë, ta mundin Njeriun të cilit i bien, atëherë të jemi të sigurtë se ato kanë tjetërsuar e mundur a shpërfytyruar Njeriun brenda gjithësecilit prej nesh, por edhe brenda e në Institucionet tona Shtetërore.
Ndaj ne po ju Drejtohemi me këtë Thirrje për Njeriun brenda jush si Individë por edhe si Përfaqësues e Drejtues të Institucioneve më të Larta të Shtetit shqiptar, që të bëhemi bashkë për ta ndihmuar Leon, që të gjejmë së bashku Njeriun, brenda nesh e ndër ne.
Ka disa raste paraprake, ku e kur, Qeveria e Shteti shqiptar, kanë ushtruar të drejtën nëpërmjet VKM që të ndihmojnë të tjerë fëmijë, njerëz a personalitete në nevojë.
Ne ju bëjmë thirrje që edhe në rastin e Leos, Qeveria dhe Shteti shqiptar, të bëhen bashkëpunëtorë dhe bashkëkontribues me shoqërinë dhe qytetarët shqiptarë duke iu bashkangjitur ndihmesës për mbledhjen e Fondit për Leon.
Ju ftojmë e ju bëjmë thirrje njerëzore që edhe ju si persona e si Institucione, të shqiptoni personalisht dhe zyrtarisht se Leo do të ecë.
Në dt 10 gusht, Leo do të niset për në Greqi që të kryejë ndërhyrjen e tij kirurgjikale.
Në dt 9 gusht, Fushata e Eagle Mobile: Leo do të ecë, do të përmbyllet.
Shumë shqiptarë të mirë e bujarë e kanë dhënë ndihmesën dhe kontributin e tyre duke mbledhur një shumë goxha të konsiderueshme për Leon.
Që shuma prej 40 mijë eurosh të bëhet e plotë, të gjithë ne kemi nevojë që edhe Ju e Shteti ynë të bëheni bashkëkontribues.
E kuptojmë që ka me mijëra si Leo. E kuptojmë që ndihmesa për Leon, nuk mund e nuk duhet të shihet si përzgjedhje.
Por nëse ne të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur që Leo të ecë, edhe shpresa për ata mijëra të tjerë që kanë nevojë për ndihmën e mbështetjen tonë, do të ecë.
Ju bëjmë thirrje që të ndihmojmë së bashku Leon të ecë, që çdo qytetar shqiptar ta ndjejë se nuk është më i vetmuar e askush nuk lihet më mbrapa në këtë vendin tone të vogël.
Nëse Leo do të ecë, shpresa e të gjithëve do të jetë në veprim.
Bashkë me këtë thirrje, shprehim mirëbesimin tonë të plotë se brenda kufijve kohorë që kushtëzojnë Leon për tu nisur drejt ndërhyrjes së tij të fundit kirurgjikale, të gjithë ju do të bëni veprën tuaj personale dhe Institucionale për ta ndihmuar Leon të ecë.
- Prof. Nebi Bardhoshi
- Vehap Kola
- Albina Gjergji
- Dr. Artan Gjergji
- Dom Gjergj Meta
- Rozana Gjergji
- Arian Galdini
- Elio Laze
- Adelina Gjati
- Artan Manushaqe
- Prof. Sazan Guri
- Servet Mehmeti
- Agim Baci
- Elona Baci
- Rina Cela Grasset
- Zamir Molla
- Prof. Fisnik Brovina
- Dr. Altin Hoti
- Denisa Kele
- Sinan Kërpaçi
- Armando Bora
- Suela Konjari
- Bruna Borova
- Hektor Ruci
- Arben Liçi
- Mirela Kina
- Gent Kaprata
- Sokol Gjoni
- Adela Haxhillari
- Oltjana Beci
- Armira Lazaj
- Bekim Nuhiu
- Bardha Qokaj
- Xhenis Dema
- Aida Lika
- Gezim Saliu
- Zilie Feci
- Elmas Azizaj
- Erenik Behlula
- Gerta Xhaferraj
- Xhersika Saliko
- Nevila Demiri
- Vasjana Tona
- Alida Koci
- Dritan Tahiraj
- Teuta Tabaku
- Altin Meçja
- Prof. Eltjon Halimi
- Edmond Brozi
- Erion Jakupi
- Rivelino Çuno
- Jonida Hasandocaj
- Elona Pine
- Bledion Vladi
- Erind Kadhaj
- Arjeta Abdyl Leka
- Diana Isufaj
- Anton Lulgjuraj
- Gersa Ymeri
- Blerta Cenolli
- Altin Ibro
- Deti Zogu
- Adriana Mata
- Fernanda Cenko
- Linda Hoxha
- Alban Myftari
- Genta Kelmendi
- Ervin Karamuco
- Anja Cura Jongari
- Zhaneta Tomçini
- Alketa Krymi Zeqiri
- Mirjeta Muka
- Donika Fataj Dodaj
- Perparim Peposhi
- Ben Shabani
- Isuf Curri
- Erneda Kodra
- Jurgert Prezja
- Alket Braho
- Arben Kalleshi
- Lejla Emrulai
- Agim Xhafka
- Elton Skendaj
- Arida Zyberi
- Klajd Bylyku
- Orgeta Gjermeni
- Enerjeta Bega
- Elvira Rama
- Viorela Manoku
- Moza Shembitraku
- Mira Tuci
- Aida Gripshi
- Elvina Dule
- Artan Canaj
- Ritvan Haxhillari
- Albion Bylykbashi
- Osman Stafa
- Marsela Osmenaj Llanaj
- Matilda Guci
- Marsida Beqo
- Elona Paço



