“Lia e Majmunit”! Drejtoresha e ISHP: Në vend nuk ka raste, por i përgjigjemi alertit të OBSH

Edhe pse nuk ka vend për panik, Shqipëria i përgjigjet alertit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, për masat në lidhje me përhapjen e Lijës së Majmunit, pasi për shkak të lëvizjes së shumtë në këtë sezon turistik kujdesi duhet shtuar.

“Risku është i ulët për Evropën. Gjithë vala është nga Afrika, nuk është vendi për panik. Kujdesi higjenik personal dhe shenjave klinike, nuk duhet neglizhuar. Kemi një vëzhgim korrekt edhe nga strukturat tona të shëndetit publik”, tha dr e ISHP, Eugena Tomini për TCH.

Ka nisur trajnimi i mjekëve për të identifikuar sa më shpejt nëse do të ketë raste.

“Kemi aktivizuar rrjetin e alertit për të qenë të përgatitur, duke ndërgjegjësuar edhe personelin shëndetësor”, thotë drejtoresha.

Instituti i Shëndetit Publik ka siguruar një sasi prej 100 dozash vaksine ndaj lijës së majmunit, të cilat mund të përdoren për personelin mjekësor ose edhe nëse do të ketë ndonjë qytetar të infektuar apo kontakt të një pacienti me “lijën e majmunit”, në vende ku ka udhëtuar apo pushuar.

Drejtorja e IShP u këshillon qytetarëve të jenë të kujdesshëm ndaj higjenës si një masë parandaluese për çdo sëmundje infektive me apo pa lidhje me “lijën e majmunit”.

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet