Elena Beta
Shoqata “Together for Life” në kuadrin e projektit me titull: Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm, zhvilloi një trajnim me gazetarët e qytetit të Lezhës.
Aktiviteti u mundësua financiarisht nga Ambasada Suedeze (Embassy of Sweden in Tirana) nëpërmjet programit SENiOR-II i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit – REC Shqipëri.
Gazetarët u trajnuan se si mund të përdorin ligjin “Për të drejtën e informimit për çështjet mjedisore dhe raportimi lidhur me to”.
Eksperja ligjore Ledia Muraku, informoi pjesëmarrësit ku mund të drejtohen për të marrë informacion në lidhje me sektorin e mjedisit,autoritetet publike ndaj të cilave mund të adresohen kërkesat për informacion, si dhe rolin e institucioneve shtetërore në mbrojtjen e këtyre të drejtave.
“Çdo person ka të drejtë t’i jepet në kohë informacion për gjendjen e mjedisit, ndotjen e tij dhe masat e marra. Gjatë zgjidhjes institucionale të problemeve të mbrojtjes të mjedisit, autoritetet publike përkatëse sigurojnë që publiku dhe palët e interesuara të kenë mundësi reale për të marrë pjesë në procedurat për identifikimin e gjendjes së mjedisit, hartimin dhe miratimin strategjive, planeve e të programeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe përbërësit e mjedisit, si dhe në hartimin dhe miratimin e rregulloreve e të akteve me karakter të përgjithshëm, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, vendimmarrjen për dhënien e lejëve përkatëse të mejdisit” theksoi Muraku.
Ajo shpjegoi gjithashtu procedurat e dorëzimit të dokumentave pranë institucioneve përkatëse mjedisore dhe afatet për kthimin e përgjigjes.
Gjatë trajnimit u theksua dhe roli i Medias për informimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut si dhe rendësia e njohjes së legjislacionit nga personat që punojnë në Media,si mënyrë për të mbajtur të mirëinformuar publikun.
Gjergj Figuri, gazetar në televizionin lokal, si dhe pjesë e trajnimit, u shpreh i shqetësuar për mungësën e informacionit me të cilën përballen çdo ditë ata si gazetarë por edhe komuniteti lidhur me çështjet e mjedisit. “Pavarësisht trajnimeve që zhvillohen, apo dhe interesit që ne tregojmë, me keqardhje më duhet të them se çështjet mjedisore anashkalohen duke na lënë pa informacion. Mendoj se e vetmja zgjidhje që mbetet është ndjekja e rrugëve të ankimit të parashikuara nga ligji për informim për dokumentet zyrtare” vijoi Figuri.
Mendimi i tij u mbështet edhe nga kolegët, të cilët shprëhën gjithashtu problemet me të cilat përballet komuniteti si pasojë e mungesës së informacionit.
Interes i vaçantë u tregua për formatin e plotësimit të kërkesës për informacion, e cila u shpjegua në mënyrë të detajuar./shendeti.com.al


