Limoni dhe efektet kurative të tij

Një mrekulli piktoreske, përveç asaj shëndetësore. Një nga piktorët më të mëdhenj të natyrës së qetë, Abraham Mignon, e ka Abraham_Mignon_signature limonipikturuar atë në tablo të mahnitshme. Në Napoli çdo gotë uji serviret e shoqëruar me feta limoni. Ky zakon tipik, por inteligjent i Napolit e ka zanafillën që në kohërat kur ky qytet pushtohej nga kolera dhe murtaja. Në fakt, acidi citrik i limonit është një dezinfektues i vërtetë.

Pjesa më e madhe e limonëve janë riprodhues, çka do të thotë që limonët gjenden në çdo stinë. Është në fakt fruti i vetëm i cili mund të përdoret i freskët në të gjitha stinët e vitit. Lulet e limonit të mbledhura në një buqetë përhapin aromë fantastike e çlodhëse (përdoret nga japonezët).

uje me limonPërdorimi: mundësisht kudo: në çaj, kafe, (shumë i mirë kundër dhimbjes së kokës), me peshk, mish, sallatë.

Ajo që duhet kthyer në zakon është shtrydhja e dy limonave në një litër ujë dhe pirja gjatë gjithë ditës. Avantazhet janë të shumëfishta, në rradhë të parë marim lëngje dheh vitaminën C, e cila na duhet gjatë ditës.

Shumë efikase është edhe valesa me lëkurë limoni, gjerësisht e njohur si çaj kanarine, e me veti terapeutike të jashtëzakonshme (shumë i thjeshtë për t’u përgatitur, lëkura limoni në ujë të nxehtë), shërben si tretës, pas darkës.

Përdorimi i lëngut të dy limonave në ditë lufton kolesterolin dhe trigliceridet. Flavonoidet (pigmenti i verdhë) të pranishëm në kërë agrum mbrojnë qarkullimin arteriovenoz./Ciro Vestita, dietolog italian

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe