Lind fëmija e parë me tre prindër

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ka lindur fëmija e parë në botë me anë të teknikës revolucionare që kombinon gjenet e të tre prindërve. Ashtu si të gjithë qeniet e tjera humane, djali 5-muajsh mban ADN e të dy prindërve. Ai ka gjithashtu një pjesë shumë të vogël të kodit gjenetik nga një dhurues, që ka bërë të mundur shmangien e një çrregullimi gjenetik nga e ëma jordaneze, i cili mund t’i shkaktonte vdekjen.femije-me-3-prinder

Kjo teknikë e diskutueshme është legalizuar vetëm në Britani.

Bebja është projektuar nga një ekip mjekësh amerikanë, të cilët e trajtuan çiftin në Meksikë, pasi nuk ka ligje që e ndalojnë këtë procedurë.

Embriologët besojnë se kjo teknikë mund të përhapet në të gjithë botën, dhe mund të rrisë shpresat për miliona njerëz që vuajnë nga çrregullime gjenetike dhe nuk duan t’i trashëgojnë ato tek fëmijët.

Prindërit i kanë humbur dy fëmijë deri tani për shkak të të njëjtin çrregullim, sindromës Leigh, të parin në moshën 6 vjeç dhe të dytin 8-muajsh.

Sindroma Leigh është një çrregullim neurologjik që sulmon sistemin nervor. Ai vazhdon gradualisht të pengojë aftësitë mendore dhe fizike të fëmijës që nga momenti që lind. Foshnjat e prekura nga kjo sindromë zakonisht vdesin rreth moshës 3 vjeç për shkak të mosfunksionimit të mushkërive.

Në këtë rast, nëna e djalit i kishte gjenet e kësaj sëmundjeje në mitokondri. Ndaj, mjekët përdorën një metodë që merr ADN-në nga vezët e nënës, mitokondri të shëndetshme nga vezët e dhuruesit, për të krijuar kështu një vezë të re pa defekte.

Ja si është bërë procedura:

  • Janë marrë vezë nga nëna me mitokondri të dëmtuar.
  • Janë marrë vezë nga një dhuruese me mitokondri të shëndetshme.
  • Është hequr dhe ruajtur bërthama nga veza e nënës. Kjo përmban pjesën më të madhe të materialit të saj gjenetik.
  • Është hequr dhe hedhur bërthama e dhuruesit.
  • Është vendosur bërthama e nënës tek veza e dhurueses me mitokondri të shëndetshme.
  • Veza më pas është fertilizuar me spermën e babait.

Me këtë teknikë janë krijuar 5 embrione, por vetëm njëri ka arritur të mbijetojë.

Postime të ngjashme

Zakone të thjeshta që na përmirësojnë shëndetin
Çelësi për uljen e kolesterolit të lartë qëndron te këto ushqime
Makarona apo oriz: cili është më i lehtë për tretje?
Nëse vuani nga këto sëmundje, konsumoni fara chia
Si ndikon lëngu i karotës në shëndetin tuaj
Ekspertët ndajnë ushqimet dhe pijet më të mira për të ndihmuar në luftimin e refluksit
Cilat vitamina janë më të mirat për zemrën tonë?
Simbolizojnë Ditën e Verës, si të përgatisni ballokumet e Elbasanit. Ja ingredienti sekret i recetës